Dy shqiptarë kanë fituar të drejtën për të qëndruar në Britaninë e Madhe nga një vendim i Gjykatës së Lartë duke përdorur identitet të rremë, e duke pretenduar se ishin refugjatë lufte nga Kosova.
Sipas “The Sun”, Dinjan Hysaj 40 vjeç emigroi në Britani në vitin 1999, ndërsa në vitin 2011 ai u dënua me 5 vite burg pasi sulmoi fizikisht një person dhe Agron Bakijasi 44 vjeç gjithashtu ka shkuar në Angli me dokumente të rreme. Identiteti i tij i vërtetë u zbulua në vitin 2007. Ai aplikoi sërish me dokumente të rreme dhe fitoi nënshtetësinë britanike.
Pasi u zbuluan gënjeshtrat e tyre, ministri i Brendshëm Britanik urdhëroi që të dy shqiptarët të deportoheshin nga vendi. Dinjani dhe Agroni e çuan çështjen në Gjykatë duke refuzuar largimin nga Britania.
Avokatët e tyre ia dolën me sukses të argumentonin se gënjeshtra për të fituar nënshtetësinë nuk mjafton për t’ua mohuar atyre këtë të drejtë.
Shpenzimet gjyqësore për të dy do të paguhen nga taksapaguesit britanikë, një vlerë që shkon në 1 milionë Paund por pas vendimit gjyqësor, Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe tha se do të ndjekë të tjera rrugë ligjore për dëbimin nga vendi të dy shqiptarëve.//sosnews.al
