Një bandë që merrej me trafikun dhe kultivimin e drogës është goditur në Lleida të Spanjës. 20 persona janë arrestuar, mes tyre 14 shqiptarë. Mediat lokale shkruajnë se operacioni është zhvilluar nga skuadra “Mossos D’Esquadra”, ku u sekuestruan 5 mijë bimë marijuanë, 15 kilogram marijuanë dhe para kesh. Ky është një nga operacionet më të mëdha të kryera në rajonin e Ponent që sipas raportimeve cilësohet si një nga “pemëtoret” më të rëndësishme të Evropës. Hetimi nisi një vit më parë dhe Policia spanjolle ka mbi dy javë që kryen kontrolle. Kontrollet u bënë në qytetin e Lleidës dhe  Tàrrega, Guimerà, Verdú, Torregrossa, Artesa de Lleida dhe Els Arcs (Bellvís).

Të arrestuarit akuzohen për krime kundër shëndetit publik, anëtarësim në organizatë kriminale, pastrim parash dhe mashtrim me energjinë elektrike. Shumica e të arrestuarve janë me kombësi shqiptare, por ka edhe tre me kombësi spanjolle dhe tre nga Rumania. Por si funksiononte grupi? Bëhet fjalë për një zinxhir të mirëfilltë hierarik të nisur që nga drejtuesi deri te kopshtarët që jetojnë në plantacione për të vazhduar me elektriçistë që përgatisin magazinat dhe personat e tjerë që merren me menaxhimin. 

Kryetarja e Gjykatës së Lleidës, Lucía Jiménez, është shprehur e shqetësuar dhe disa herë është shprehur se “ka shumë organizata që vijnë këtu, ndaj importojmë kriminelë dhe më pas eksportojmë drogën”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version