Migena Këllezi është gruaja që u qëllua për vdekje nga burri i saj,Dritan Sulollari,paraditen e sotme në shtëpinë e tyre në Gradisca d’Isonzo (Gorizia). Mësohet se çifti kishte vite që jetonte në Itali por ishin dhe me shtetësi Italiane.

Gruaja u godit me thikë kuzhine nga bashkëshorti, ndërsa në shtëpi,në një tjetër dhomë, ishte edhe djali i tyre,tetë vjeçar.

Pas vrasjes ishte 37-vjeçari Sulollari ai që i telefonoi policisë . Kur arritën policia e gjeti trupin e pajetë të 30-vjeçares e cila kish marrë plagë të rënda në trup. Menjëherë u bë arrestimi Dritan Sulollarit nga policia.

Mediat italiane shkruajnë se kohët e fundit, zënkat mes çiftit kishin qenë të vazhdueshme dhe dyshimet e para janë se ngjarja mund të ketë ardhur për arsye xhelozie.Nuk dihet ende nëse fëmija i çiftit ka qenë dëshmitar i tragjedisë.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version