Një i moshuar humbi jetën mëngjesin e kësaj tw premteje në tiranë si pasojë e zjarrit që ra në shtëpinë e tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 6:30 në rrugën “Frosina Plaku” në kryeqytet.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se flakët nisën nga rezistenca që 85-vjeçari Spiro Ndino përdorte për tu ngrohur.
Tymi i shkaktoi asfiksimin dhe zjarrfikësit në momentin e ndërhyrjes e gjetën të pajetë. Policia ben te ditur se i moshuari jetonte i vetëm.
