Drejtori i Policisë rrugore Mitat Tola deklaroi se javën e ardhshme do të ketë shtim të kontrolleve të mjeteve  dhe sensibilizim në kuadër të ‘Ditës së Përkujtimit të viktimave nga aksidentet rrugore’ . Ai u shpreh se plani i masave, ka bërë që të ulet numri i aksidenteve krahasuar me 2016 duke u shenuar 40 viktima më pak se viti I kaluar.

 

Kreu I policisë rrugore tha se nevojiten ndryshimet për rritjen e ndëshkimit për aksidentet rrugore me vdekje ato që cilësohen si vrasje rrugore.

 

Drejtori i Policisë Rrugore komentoi edhe heqjen e palmave dhe zëvendësimin e tyre në segmentin Tiranë Durrës duke thënë se pemët nuk janë burim aksidentesh. Sipas tij nga analiza e bërë në polici nuk është evidentuar që aksidentet vijnë nga përplasja e drejtuesve me pemët por duhet mrritur vemendja pe relemëntët mbrojtës të rrugëve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version