Mos arrestimi i Gjovalin Baco dhe Reshat Radhima ka bërë që të shtyhet gjyqi  për dosjen “Treblova”, ku u sekuestruan 2.4 tonë kanabis.

Gjykata i ka kërkuar sqarime kreut të policisë,Haki Çako, të sqarojë pse policia nuk ka kryer kontrolle sipas urdhrit të gjykatës ku i kërkohet policisë të kontrollojë banesat  e të pandehurve, por ky urdhër nuk është zbatuar.

Në seancën e sotme, Gjovalin Baco, ka deklaruar se ka dijeni për gjyqin sot, por nuk do të paraqitet dhe do të përfaqësohet me avokat.

Sipas Prokurorisë, ky grup kriminal bashkëpunonte me Habilajt. Në këtë grup janë të pandehur dhe tre persona të tjerë, mes tyre Taulant Haxhiraj, Shkëlqim Koçiaj, Marjus Bajrami.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version