Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të shtetasve Ardian Çapja, Etien Cani, Klajdi Dokoli, Florenc Çapja dhe Olsi Leku, të cilët akuzohen për vrasjen  e babë e bir në Elbasan, Nezir dhe Gentian Beqirit.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa në sallë e Ardian Çapjas, i cili duhet të jepte deklarime në kuadër të dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

Çapja nuk ishte prezencë në seancë nën argumentin se nuk ishte në gjendje shëndetësore të mirë.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 9 nëntor në orën 12:00.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version