Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të shtetasve Ardian Çapja, Etien Cani, Klajdi Dokoli, Florenc Çapja dhe Olsi Leku, të cilët akuzohen për vrasjen e babë e bir në Elbasan, Nezir dhe Gentian Beqirit.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa në sallë e Ardian Çapjas, i cili duhet të jepte deklarime në kuadër të dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.
Çapja nuk ishte prezencë në seancë nën argumentin se nuk ishte në gjendje shëndetësore të mirë.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 9 nëntor në orën 12:00.

