Sa kohë xhaxhai i tij mbante veshur kostumin e deputetit, Danjan Ndoka kishte imunitet nga policia në qytetin e Lezhës.

Ndonse 20 vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2014 për “Vrasje me dashje kryer  në bashkëpunim mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ai lëvizte I lirë në qytet ndërsa uniformat blu bënin   “ një sy qorr ” e një “ vesh shurdh ”.

Për të gjykata e shkodrës pres 3 vitesh kishte caktuar masën e sigurisë “ arrest me burg ”.

Por këtë herë policia bëri detyrën. Në lezhë u dërguan forcat special RENEA pasi ai cilësohej një element i rrezikshëm kriminal që mund të kundërpërgjigjej me armë.

Danjan Ndokës iu gjet një pistoletë e rrallë, e markës SMITH WESSON me 6 fishekë.

Në shtator të 2014-ës ai tentoi të vriste një person në afërsi të Katedrales së qytetit të Lezhës.

Bëmat e nipit të “ Ben Ndokës ” nuk mbarojnë me kaq.

Ai është edhe i përfshirë në plagosjen ditën e zgjedhjeve në qytetin e Lezhës, rast për të cilin reagoi fort ish-kreu I LSI-së Ilir Meta, sot president i shqipërisë i cili asokohe bënte thirrje për “ armatosjen e popullit ” për tu mbrojtur nga bandat e partisë socialiste.

I plagosur mbeti militanti i LSI-së Florian Dushku, i cili u plagos edhe para 3 ditësh në Shëngjin.

Para disa muajsh Danjan Ndoka ka qëlluar me armë edhe në drejtim të një mjeti “ Range Rover ”.

Mesa duket këtë herë e kishte mbushur kupën dhe policia vendosi ta arrestojë duke I shtuar familjes Ndoka një tjetër pjestar me precedente kriminal.

SOS NEWS

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version