Mungesa e kontrollit të vijës bregdetare, i lejoi trafikantët të nisen nga një pikë tepër e frekuentuar e bregdetit të jugut në mes të sezonit turistik.

Burime konfidenciale nga policia kufitare bënë më dije për Sosnews.al se skafi është nisur mëngjesin e së shtunës nga Qeparoi.

Trafikantët pasi kanë ankoruar pranë bregut skafin kanë ngarkuar të qetë 49 pakot më kanabis dhe janë nisur drejt rajonit të Puljas.

Në ujërat shqiptare ato nuk janë ngacmuar fare nga policia kufitare megjithëse flitet se radarët monitorojnë 24 orë në 24.

Pasi kanë kaluar në territorin Italian , ka qenë guarda di finanza ajo që ka vënë re këtë skaf të dyshimtë që ishte shumë i zhytur në ujë për shkak të ngarkesës.
Skafi është nisur nga Qeparoi rreth orës 9 ndërkohë që në brigjet italiane ka mbërritur në mesditë.

Trafikantët , 2 shtetas nga Vlora dhe një Italian kishin menduar të kamufloheshin si turistë por plani i tyre dështoi falë vëmendjes së policisë italiane ndërsa për policinë shqiptare rekordet janë vetëm në numërimin e tonelatave që kalojnë pa u pikasur.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version