Sipas statistikave të nxjera nga Zyra për Drogën dhe Krimet e Kombeve të Bashkuara (UNODC),Shqipëria rezulton si vendi që ka prevalencën vjetore më të lartë të përdorimit të kokainës në botë.

Në raportit Vjetor të Drogave 2017, publikuar së fundmi për përdorimin e kokainës, prevalenca vjetore e përdorimit për Shqipërinë ishte 2.5%, për të dhënat që i referohen vitit 2014 dhe për grupmoshat nga 15-64 vjeç. Kjo është më e larta nga të gjitha shtetet që raportohen nga UNODC .

Për përdoruesit e hashashit, Shqipëria ka një prevalencë prej 5.6 (të dhënat po të vitit 2014), që është përgjithësisht më e ulët se një pjesë e madhe e vendeve të Europës Perëndimore, por më e larta në rajon.

Ekstazi gjithashtu përdoret më pak në Shqipëri (0.2%) në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Në “Raportin Vjetor Global Të Drogave” për vitin 2017, Shqipëria, si asnjëherë tjetër në raportet e mëparshme, përmendet në pothuajse të gjitha, si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje dhe përdorimin e substancave të forta psikotike nga të rinjtë. Shqipëria është gjithashtu një nga vendet me evidenca të forta në përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroikës, kokainës dhe kanabisit. Shqipëria përmendet jo vetëm për trafikimin, por edhe për prodhimin. “Burimet kryesore të barit të kanabisit në Europë janë brenda rajonit, veçanërisht Holanda dhe Shqipëria, megjithëse Europol ka identifikuar Çekinë si një nyje të rëndësishme shpërndarjeje për barin e kanabisit të trafikuar në shtetet fqinjë”, thuhet në këtë kapitull.

Shqipëria është gjithashtu pika e parë e shpërndarjes edhe për barin e kanabisit që vjen nga Afganistani. Krahas prodhimit dhe trafikimit, raporti jep alarmin se substancat narkotike po përdoren gjerësisht nga të rinjtë shqiptarë. Në kapitullin “Analiza e tregut të drogave sintetike- stimulantët e tipit amfetaminë, substancat e reja psikoaktive”,  kur flitet për përdorimin e substancave të reja psikoaktive, raportohet se djemtë shqiptarë, më shumë se vajzat kanë raportuar përdorimin e tyre.

Edhe në të dhënat e përditësuara të Institutit të Shëndetit Publik për vitin 2015 rezulton se tendenca e përdorimit të kokainës është rritur ndjeshëm. Me rritje rezulton edhe numri i përdoruesve të të gjitha drogave të tjera të forta, si heroina.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version