Me dy reforma territoriale, demokratët dhe socialistët dolën pas përfundimit të Komisionit për Reformën Territoriale, e cila përmbylli punën disa mujore. Partia Socialiste nuk ndryshon qëndrim nga 61 bashki, ndërsa PD sugjeron 94 bashki që e ka depozituar edhe si projektligj në Kuvend.
Kryetarja e Komisionit, Anila Denaj tha se socialistët i qëndrojnë ndarjes së vendit në 61 bashki.
“Përfaqësimi i zonave rurale mund të rishikohet. shtimi I taksave të ndara. Rritja e kompetencës së administratorëve në ofrimin e shërbimeve publike, rishikimi I nivelit të pagave, qartësimi I kompetencave të vetëqeverisjes vendore, plotësimi dhe përmirësimi sektorial, rishikimi I kompentecave të qarkut. Rekomandojmë vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për konsolidimin e 61 njësive vendore si vetëqeverisje e hapur vendor, qartësimi i kompetencave të 12 këshillave të qarqeve, rishikim të kufijve në disa zona rurale në ndarjen e njësive vendore”, tha Denaj.
Bashkëkryetarja e komisionit, Dhurata Çupi tha se Partia Demokratike, i qëndron propozimit për shtimin e 33 bashkive.
“Njësitë e qeverisjes vendore, nga 61 në 94, popullsia mesatare nga 75 mijë në 50 mijë në njësitë vendore, të ardhurat me një rritje minimale, shpenzimet, pritshmëria është për rritje,, në 2114 këshilltarë. Nëse do të shkojmë në 6 qarqe të mëdha, ath kemi rreth 15 njësi vendore për qark, decentralizim financiar”, tha Çupi.
Dy raportet do t’i dërgohen parlamentit që do të miratojë apo rrëzojë njërin prej tyre.

