Në kohën kur policia deklaron se ka fituar betejën me kultivimin e kanabisit, mbrëmjen e së shtunës policia ka arritur të zbuloj rreth 300 rrënjë kanabis sativa të mbjella fare pranë aeroportit të Rinasit ndërsa të paketuara janë gjetur rreth 200 kg të tjera.
Sipas burimeve nga vendngjarja është arritur të gjendet dhe një listë me emrat e personave që punononinpër kultivim dhe paketim të lëndës narkotike.
Po sipas burimeve në vendngjarje kanë qenë të pranishëm drejtori i policisë së tiranës Ardi Veliu, drejtori i policisë së durrësit Alfred Çepe , si dhe drejtues të tjerë të lartë të policisë së shtetit.
Burimet raportojnë se mes drejtuesve të policive vendore tiranë dhe durrës është zhvilluar një debat rreth përkatësisë juridiksionale të mbulimit të territorit ku u zbulua sasia e drogës kjo për shkak se në këtë zonë ndahet territori mes komisariatit numër 5 të Kamzës dhekomisariatit të krujës që i përket durrësit./sosnews
