Skandali me pronat në bregdet ka bërë që gjatë ditës së sotme,ambasadorja e BE Romana Vlahutin,të zhvillojë një vizitë zyrtare në qytetin e Vlorës.

Vlahutin në këtë vizitë shoqërohet nga ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Mësohet se qëllimi i kësaj vizite që ka nisur me takimin në zyrën e kryebashkiakut Dritan Leli, është pikërisht çështja e pronës.

Janë një seri takimesh në institucionet që lidhen me cështjen e pronës. Është një lloj misioni faktmbledhës, duke qenë se ne si BE duam të angazhohemi për një zgjidhje të përshtatshme të një prej të drejtave themelore që është e drejta e pronës” u shpreh Vlahutin,duke paralajmëruar nga ky qytet se do te merren masa e do të ketë zhvillime të reja sa i takon çështjes së pronave.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version