Ushtria ruse publikoi foto nga qyteti i pushtuar ukrainas Marinka në rajonin e Donetsk, i cili u shkatërrua plotësisht gjatë luftës. Fotoja është shpërndarë në rrjetet sociale për të propagandën ruse.
“Kur dëgjoni fjalën ‘apokalips’, çfarë ju vjen në mendje? Fundi i botës, fundi i jetës, diçka e tmerrshme dhe e pakthyeshme, por po ndodh tani,“-shkruhet krahas fotove të postuara në rrjetin social në Telegram.
Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës lidhur me foton, shkruan se qyteti ukrainas i Marinkas ndodhet në rajonin e Donetskit, e më parë ishte një qytet i qetë, derisa rusët e shkatërruan plotësisht. Tani nga qyteti nuk ka mbetur asgjë.

