Një arsenal armësh është zbuluar ditën e sotme në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ku dyshohet se përdorej nga grupet kriminale.

Efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar anti-tank, snajper dhe kallashnikovë. Paraprakisht bëhet me dije se armët dhe municionet ishin të futura në disa thasë dhe të hedhura në një gropë pranë një pallati, të mbuluara nga shkurret.

Detaje të reja janë mësuar nga zbulimi i municioneve luftarake në zonën e 5 majit në Tiranë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale.

Bëhet me dije se baza luftarake e gjetur në një bllok pallatesh para dy ditësh, u zbulua nga komunikimet e vëllezërve të penduar, Gentian dhe Indrit Beqiraj, të cilët u arrestuan 4 ditë më parë.

Mësohet se armët ishin të futura nëpër thasë dhe të vendosura pranë një grope të mbuluar me shkurre në afërsi të bllokut të pallateve, të cilat u sekuestruan menjëherë nga blutë e  kryeqytetit.

Deri më tani nuk ka ende asnjë person të arrestuar, ndërkohë pritet që Policia të japë njoftim zyrtar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version