Regjistrohen 2 koalicione në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve. Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bashkuar forcat në “Bashkë fitojmë!”, por PD dhe PL nuk janë vetëm.
Në koalicion bëjnë pjesë edhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës dhe Partia për Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Por në dokumentin e koalicionit që mban firmën e Metës dhe logon e Partisë së Lirisë, është e përfshirë edhe PD-ja.
Kjo edhe pse djekryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që të mos e regjistronte PD në zgjedhje, vendim që është ankimuar në KAS. Ndërkohë një koalicion tjetër opozitar ka depozituar dokumentat për zgjedhjet e 14 majit.
Bëhet fjalë për “Aleanca Liberale e Djathtë”; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat. Sigla e koalicionit do të jetë ALD.
Deri më tani nuk ka sinjalë për dorëzime të tjera, ndërsa afati vazhdon deri në mesnatë.

