Ndalimi i Orest Sotës nga policia ka shumë pak propabilitet të ketë qenë rastësor.
Sosnews analizon me ekspertë të gjitha faktet dhe të dhënat zyrtare të policisë, të cilat ngrenë disa pyetje.
Si ka mundësi që policia ngriti postobllok në “Balldren”, ku sipas burimeve më parë nuk ka ndodhur një gjë e tillë në ktë zonë ?
Si ka mundësi që policia ndodhej në vendin e duhur në momentin e duhur ?
Si ka mundësi që policia e ngriti post-bllokun në krahun e mjeteve që vinin për në hyrje të Elbasanit dhe jo në dalje ?
Nga të gjitha indiciet për këtë rast, dyshimet të çojnë se kemi të bëjmë me një rast të mirë organizuar të institucioneve ligjzbatuese.
A është Prokuroria e Krimeve të Rënda pas kësaj ngjarjeje e cila ka në hetim ish-ministrin Tahiri, patentat për mjetet lundruese të të cilit u gjetën në makinën e Sotës ?
Këto pyetje pritet të marrin përgjigje në ditët në vijim, nëse prokuroria e Elbasanit do të shpallë mos kompetëncë dhe në lojë do të hyjnë krimet e rënda të cilat i kanë “ shpallur luftë” Saimir Tahirit.
copyright sosnews
