Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri ndodhet në gjykatën e apelit të krimeve të rënda për të apeluar vendimin për bllokimin e pasaportës. Ai shoqërohej nga avokati i tij Maks Haxhia, ndërsa në momentin e hyrjes në gjykatë nuk foli per mediat.
Gjykata e krimeve të rënda bllokoi pasaportën e ish-ministrit të brendshëm në vijim të hetimeve për dosjen “Sota”, duke i ndaluar atij daljen jashtë vendit për një periudhë të pacaktuar.
Me heret gjykata e krimeve të rënda nuk pranoi ndryshimin e masës së sigurisë për biznesmenin orest sota duke e lënë në burg.
25-vjeçari kishte kërkuar lirimin nga qelia dhe hetimin në gjendje të lirë por apeli vendosi rrëzimin e kërkesës.
Orest Sota u arrestua në fillim të muajit nëntor në elbasan me 863 mijë euro dhe tre patenta, dy nga të cilat i përkisnin ish ministrit të brendshëm, ndërsa njëra ishte e gruas së ish-ministrit. Prokuroria dyshon se paratë i perkisnin ish ministrit tahiri.
