Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka çuar në Prokurori 54 subjekte tregtare me 72 persona që po hetohen në gjendje të lirë për një dëm financiar që llogaritet në vlerën 4,065,727,172 lekë (4 mld lekë).
Veprat penale dhe kallëzimet me rastet përkatëse
-Krijimin e skemeve të mashtrimit me TVSH-në, janë referuar 4 raste me 21 autorë, me një vlerë dëmi prej 304,186,002 lekë.
-Fshehje të ardhurash, janë referuar gjithsej 13 raste me 14 autorë, me një vlerë fshehjeje prej 799,400,872 lekë.
-Mospagim taksash dhe tatimesh, janë referuar gjithsej 21 raste me një vlerë mospagimi prej 2,961,340,298 lekë.
-16 raste për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Penal me 16 autorë me një vlerë dëmi prej 800.000 lekë.
Këto denoncime i referohen shkeljeve për muajt Tetor-Dhjetor 2017.Drejtoria e Përgjithshme e Tatime është fokusuar në parandalimin, zbulimin, dhe goditjen e veprave penale në fushën e tatim-taksave.//sosnews.al
