Përgjatë 12 orëve policia e Tiranës ka arritur të arrestojë 3 persona me armë, njëri prej tyre në kërkim për disa vepra penale.
-Samuel Ndoka 18 vjeç, banues në Lezhë ishte në kërkim pasi Gjykata e Lexhë për të kish dhënën masa e sigurisë me burg për plagosje,mbajtje armësh pa leje si dhe ushtrim dhune gjatë zgjedhjeve.
18 vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, F.D.Gjatë arrestimit policia i gjeti nje pirtoletë me 7 fishekë.
-Paolo (Francesk) Marinaj i dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 6 vite e 8 muaj burg për vrasje me dashje.Gjatë arrestimit policia i gjeti një pistoletë me 7 fishekë si dhe një krehër që e mbante në çantën e krahut me 8 copë fishekë.
Gjithashtu u arrestua dhe Altin Mikaj, pasi me automjetin tip ‘Audi’, ka transportuar dhe fshehur Samuel Ndokan dhe Paolo (Francesk) Marinaj, duke i ndihmuar për t’ju shmangur forcave të Policisë. Ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “Përkrahje e autorit te krimit”.
Blutë e komisariatit nr 3 në kryeqytet arrestuan Donaldo Lekgegaj, 18 vjeç, lindur në Rreshen si dhe Adil Sulën, 23 vjeç, lindur në Peshkopi të dy banues në Tiranë pasi në rrugen ”Jordan Misja”, Tiranë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Lekgegaj ka tentuar të përdorë armën e zjarrit ndërsa Adil Sula është arrestuar për moshallzim krimi.sosnews.al
