Ndër fjalët më të përdorura brënda zyrave të kadastrës në të gjithë Shqipërinë ,është fjala “nuk ka sistem” .Tashmë qytetarët i janë dorëzuar kësaj fjalë dhe gjithë pasojave që sjell kjo lloj situate por duket se KLSH po kërkon marrjen e masave. Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah se teknologjia e informacionit pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës është e rrezikuar dhe shërbimet ndaj qytetarëve shpesh herë ndërpriten.
Sipas dokumentit thuhet “Nga auditimi mbi sistemin Multifunksional u konstatua se: -Sistemi multifunksional vazhdimisht punon me ndërprerje dhe ka probleme me ecurinë normale të punës duke ndikuar në veprimtarinë e specialistëve dhe institucionit në ofrimin e shërbimeve kundrejt qytetareve dhe bizneseve”.
Ky auditim rezultatet e të cilit janë publikuar pak kohë më parë nxjerrin në pah edhe se si pajisjet firewall, router dhe infrastruktura e networkut u konstatua se: – Infrastruktura e rrjetit aktual të sistemeve të ASHK është e amortizuar dhe pa mirëmbajtje të pajisjeve duke mos përmbushur kërkesat e Drejtorive Vendore, të cilat kanë nevojë për kapacitete shtesë për transmetim dhe rritje të sigurisë së informacionit. – Pajisjet e komunikimit sëitch dhe router core në Drejtorinë e Përgjithshme ASHK dhe ato të hostuara në Datacenter-in e AKSHI nuk kanë pjesë rezervë në raste avarie të pajisjeve të cilat janë në prodhim; – File Server i Regjistrimit Fillestar është në maksimumin e kapaciteteve të ruajtës; – nuk disponon një infrastrukturë BCC (Business Continuity Center) në kundërshtim me VKM nr. 710, datë 21.08.2013 “Për krijimin dhe funksionimin e sistemeve të ruajtjes së informacionit, vazhdueshmërisë së punës dhe marrëveshjeve të nivelit të shërbimit”.
Kjo situatë ka bërë që problemet në proçeset e dokumentacioneve të jenë vazhdimisht prezente duke nisur nga orë dhe duke vijuar me ditë .Kjo gjë ka sjellë ngërçe të vazhdueshme me ecurinë e punës duke u kthyer në një problem madhor për qytetarët.Nga ana tjetër, rrjeti i amortizuar, mund të sjellë probleme të mëdha dhe me sigurinë e proçedurave që nevojiten .
Një tjetër problematikë e hasur përgjatë auditit ka ka dalë edhe fakti se drejtuesit vendor smund të shohin dot para orës 16 se sa kërkesa apo aplikime të qytetarëve kanë mbetur pa u trajtuar! Duket se pas kontrollit të KLSH dhe nxjerrjes në pah të këtyre problematikave ,kadastra duhet të marrë masa për përmirësimin e tyre dhe përshpejtimin e punës.

