Oresti i riu që u arrestua në flagrancë të mërkurën me 800 mijë euro dh dy patentat e lundrimit të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri ka lindur më 04.01.1992 në Vlorë.

Ai është djali i biznesmenit Lefter Sota i njohur për aktivitetin e tij si tregtar i prodhimit dhe tregtimit të hekurit në Vlorë i firmës “VLORA STEEL INDUSTRY & TRADE” i kompanisë “Qeramika Vlora” për tregtimin e materialeve të ndertimit, hidraulike, qeramikës, hidrosanitare, elektroshtepiake, xhamave, prodhimeve prej druri dhe materialeve elektrike.

Lefter Sota është gjithashtu pronar i gazetaës “tirana Observer” , ka qenë gjithashtu bashkëthemelues i gazetës “Panorama” . Aktualisht rezulton dhe aksioner në bankën e nivelit të dytë “Societe General Bank”.

Orest Sota rezulton se është administrator i kompanisë “Eco Construction & Partners” dhe kompanisë “FORTIS BETON CO”.

copyright sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version