Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se një person ka qëlluar në ajër me kallashnikov në zonën Sukth Katund.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat.

Ndërkohë është shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale R.T 30 vjeç.

Sukth, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version