Dinamika e plagosjes gjatë mbrëmjes së sotme në Tropojë është zbuluar. Mësohet se fillimisht ka pasur një sherr me motive të dobta mes dy personave në një servis makinash. Por sherri degradoi në përdorimin e armës. 

 Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Tropojë. Policia bën me dije se nga të plagosurit në Tropojë, një prej tyre është kalimtar. Të dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkoë që të shtënat i kanë kapur në këmbë.  

Njoftimi i Policisë:

Tropojë/Informacion paraprak Plagosi me armë zjarri 2 shtetas (njëri prej tyre kalimtar), pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e tij. Rreth orës 20:10, në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B. Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. B. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version