Orest Sota 25 vjeç është arrestuar nga policia Elbasanit gjatë një kontrolli rutinë ku në automjet ju gjetën 800 mijë euro dhe 2 patentat origjinale lundirimi në emër të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Në polici Sota ka depunoaur se patentat i kishte harruar në mjet shoferi i Tahirit ndërsa për paratë ai u shpreh se do t`i përdorte për likujdim faturash në cilësinë e administratorit të një firme private, por pa prezantuar dokumentin e origjinës. Për këtë qëllim ai është arrestuar.

Reagimi në facebook i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha
“Me date 01/11/2017 eshte arrestuar nga policia e Elbasanit shtetasi Orest Lefter Sota sepse nuk i ka ndaluar postbllokut te policise. Gjate kontrollit ne automjet i jane gjetur dhe sekuestruar 800 mije Euro dhe dy deshmi aftesie per drejtim automjeti ne emer te Saimir Tahirit. Ky rast nuk eshte bere publik ne njoftimet qe ben policia.”
Duke denuar ashpersisht fshehjen e kesaj ngjarje kriminale nga Haki Cako dhe Fatmir Xhafa me urdher te Edi Rames, i kerkoj prokurorise te hetoje e te mos shmange nga pergjegjesia autoret dhe urdheruesit e ketij akti mafioz.
Njoftimi i Policisë
Me Datë 02. 11. 2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i nje subjekti privat sh.p.k pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t’i përdorte për likujdimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Veprat Penale parashikuar nga nenet 291, 242 e 180 të Kodit Penal.
sosnews