Selman Lajçi, 53 vjeç me origjinë nga Kosova është personi i arrestuar i cili tentoi të futej nga Porti i Anconas, Itali drejt Shqipërisë. Nga kontrolli i bërë nga policia kufitare, rezultoi se në makinë ishin fshehur një snajper, shotgun dhe pistoletë.
Ai jetonte në Zvicër dhe po kalonte përmes portit të Durrësit kur u kap nga policia.
Mjeti i drejtuar nga Lajçi ka hyrë në pikën kufitare të portit të Durrësit pasi ka udhëtuar me tragetin e linjës Ankona-Durrës. Pas daljes nga trageti, mjeti i është nënshtruar kontrollit ku janë konstatuar armët.

