Një 20-vjeçar i identifikuar me iniciale S.C ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. I riu u arrestua në kuadër të operacionit ‘Restart 12’ ku deri më tani ka shkuar në 28 numri i të arrestuarëve. I riu u kap në Pikën Kufitare të Kapshticës me 9.2 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis. Ai e kishte ndarë drogën në 16 pako dhe e kishte fshehur në gomat rezervë të mjetit tip ‘Benz’ që drejtonte.
NJOFTIMI I POLICISË:
Nga veprimet intensive hetimore të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezulton se ky shtetas, ka kryer ambalazhimin dhe fshehjen e 16 pakove me peshë 9.2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në dy gomat rezervë të automjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

