Një 41-vjeçar është arrestuar në pikën doganore të Qafë Prushit, pasi tentoi që të kalonte kufirim me armë sportive me vete. Mësohet se Isa Matmuja kishte fshehur armën në bagazhin e makinës së tij. Mbi 41-vjeçarin rëndojnë akuzat për mbajtje pa leje të mmunicioneve si dhe mbajtje pa leje të armëve sportive.
Njoftimi i Policisë:
Qafë Prush, Has Tentoi të kalonte kufirin, me një armë sportive që e kishte fshehur në bagazhin e automjetit, vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohen arma sportive, municion për këtë lloj arme dhe automjeti që drejtonte 41-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Prush, Has, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. M. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën në bagazh, një armë sportive dhe municion për këtë lloj arme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

