Dy persona janë vënë nën hetim nga Policia kufitare pasi tentuan të fusnin 32 mijë euro në pikat kufitare në Durrës dhe Morinë. Policia bën të ditur se pas kontrolleve në të gjitha pikat e daljes nga vendi, në Morinë dhe në Portin e Durrësit, janë konstatuar dhe goditur 2 raste të paligjshmërive në këtë fushë.
Në Morinë, si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, shërbimet i gjetën personit me inicialet J. R. 58 vjeç, banues në Luksemburg, 20 000 euro të fshehura në automjetin që drejtonte, me qëllim mosdeklarimin. Ndaj këtij shtetasi nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma prej 20 000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e personit me inicialet K. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, 12 205 euro të padeklaruara sipas kërkesave të ligjit. Ndaj 35-vjeçarit nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Departamenti i Policisë Kufitare. Kontrolle intensive në të gjitha pkk-të e vendit, me fokus goditjen e paligjshmërive në kufi dhe garantimin e qarkullimit të ligjshëm të qytetarëve dhe mallrave. Nuk deklaruan rreth 32 200 euro dhe tentuan t’i futnin këto para në vendin tonë, përmes PKK Morinë dhe PKK Port Durrës, procedohen penalisht 2 shtetas dhe sekuestrohen shumat e parave.
Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjitha pkk-të e vendit, bazuar në analizën e riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të RSh-së, në PKK Morinë dhe në PKK Port Durrës, kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të paligjshmërive në këtë fushë.
-Në PKK Morinë, si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, shërbimet i gjetën shtetasit J. R. 58 vjeç, banues në Luksemburg, 20 000 euro të fshehura në automjetin që drejtonte, me qëllim mosdeklarimin. Ndaj këtij shtetasi nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma prej 20 000 eurosh u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-Në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e shtetasit K. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, 12 205 euro të padeklaruara sipas kërkesave të ligjit. Ndaj 35-vjeçarit nisi procedimi në gjendje të lirë, ndërsa shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Kukës dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

