Në fshatin Levan,policia ka sekuestruar rreth 22 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.

Sekuestrimi u bë gjatë kontrollit pranë banesës së Petrit Jahai,59 vjeç banues në fashatin Levan,Memaliaj.

Gjatë kontrollit lënda dyshuse  Cannabis Sattiva u gjet e paketuar në thasë e fshehur në shkurre pranë banesës së 59-vjeçarit.

Gjithashtu policia e Tepelenës në afërsi të një karburani i ka bërë me shenjë drejtuesit të mjetit me targa AA375RD, por ai nuk ka ndaluar por ka vazhduar të ec me shpejtësi drejt punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.Më pas drejtuesi mjetit ka braktisur makine dhe është larguar  me shpejtësi në drejtim të shtratit të lumit Vjosë.

Në automjet u gjetën 7 qese plasmasi brenda të cilave kishte lëndë narkotike pasha e të cilës shkon rreth 33 kg.

Nga veprimet e para hetimore të kryera u bë shpallja në kërkim e D.N, 20 vjeç.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i :

Elger Bajo,  29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u dokumentua përfshirja e këtij shtetasi në këtë veprimtari kriminale.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version