Policia e Tirans arrestoi dy persona dhe shpalli nje tjeter ne kerkim për falsifikim dokumentesh gjatë operacionit të koduar “Permesso.”
Në pranga ranë – Gëzim Tafaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” si dhe Kujtim Osmanaj, 51 vjeç, banues në Tiranë.
Atyre iu sekuestruan një automjet, njësi kompjuteri, lap top, solucione kimike, 4 aparate celularë, passaport, karta identiteti, dokumente në formën e porosive dhe master card.
Arrestimi i tyre është kryer, pasi në sajë të një hetimi disa mujor, u është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e jashtëligjshme që ushtronin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Zef Kolombo”, në mjetin tip “Mercedez Benz” me drejtues shtetasin Gëzim Tafaj dhe pasagjer shtetasin Kujtim Osmanaj, janë gjetur letërnjoftime të dyshuara të fallsifikuara. Në vijimësi është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Tafaj, ku përsëri janë gjendur letërnjoftime të tilla.
Janë sekuestruar në total, në cilësinë e provës materiale ( gjatë kontrollit të ushtruar në mjet dhe banesë) :
– 2 njësi kompjuteri të markës IP
– 1 lap top i markës IP
– solucione dhe kimikate të ndryshme
– 2 passaporta italiane
– 2 passaporta shqiptare
– 1 kartë shëndeti italiane
– 18 fotografi për dokumenta
– 1 pajisje e plastifikimit të dokumentave
– dokumente të ndryshme në llojin e porosive
– letër me element sigurie për bërjen e dokumentave të falsifikuara
– 2 karta identiteti italiane të plotësuara.
– 10 karta identiteti italiane të pa plotësuara.
– 3 karta identiteti shqiptare të plotësuara.
– 2 master card.
– 2 karta plastike ( me mbishkrim Oyster dhe Vantaggi ).
– passaport me emër shtetasi shqiptar e lëshuar më datë 24.02.2011.
– automjet tip “Mercedez Benz”.
– 4 aparate celularë të markave të ndryshme.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit O.S. ( për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera ). sosnews

