5 persona ranë në prangat e policisë pasi prej kohësh shpërndanin droga të forta në disa zona të kryeqytetit.

Elton Hasnjoku nga Tirana, Armand Pisha, Migen Jani, Shpetim Myrta, dhe Mariglen Gostima që të tre nga Elbasani u arrestuan në zonën e Oxhakut ndërsa nga kontrolli iu gjetën 250 gramë kokainë.

Policia sqaroi se të arrestuarit dy prej të cilëve të dënuar më parë në fushën e narkotikëve  shisnin “Kokainën” ndërsa klientelën e kishin siguruar në zonën e Oxhakut dhe Xhamllikut në sheshin Shtraus.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet tip “Golf 5”, që të arrestuarit leviznin u sekuestruan dhe 8 telefona celularë.

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version