Drejtuesi i një mjeti dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, dhe duke u futur në një lokal. Babë e bir kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, ku mjeti hyri brenda ambienteve. Bëhet fjalë për shtetasit Ç. B., 50-vjeç, dhe djali i tij D. B., 25-vjeç, të cilët janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi nga policia 

Më datë 01.07.2023, rreth orës 21:05, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Ç. B., 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi D. B., 25 vjeç. Dy shtetasit kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, dhe drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal. Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version