Gjatë natës, një mjet është përfshirë nga flakët në Astir, ndërsa paraprakisht dyshohet e qëllimshme. Rasti ka ndodhur rreth orës 01:35, ku Elidon Mata ka njoftuar se në rrugën “Loni Ligori”, ishte dëmtuar në pjesën e përparme automjeti i tij.
Sipas burimeve dyshohet se është aktivizuar një lëndë plasëse në zonën e motorit, ndërsa policia thotë se grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të dëmtimit të automjetit.
“Më datë 16.06.2023, rreth orës 01:35, shtetasi E. M., ka njoftuar policinë se në rrugën “Loni Ligori”, ishte dëmtuar lehtë, në pjesën e përparme, automjeti i tij. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të dëmtimit të automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

