Një 46 vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në zonën e Pazarit të Ri.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga hetimet rezultoi se Pëllumb Gjoka ish pronar i restorant Rozafës, pas një konflikti u qëllua në pjesën e këmbës me armë zjarri nga 43 vjeçari Kleant Musabelliu agjent i SHKB së Burgjeve.
Gjoka u transportua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i plagosjes u arrestua nga policia.
Mësohet se konflikti mes të dyve nisi për shkaqe banale pasi dy fëmijët e tyre ishin zënë më herët.Gjoka e Musabelliu u takuan për të sqaruar mosmarrveshjet e fëmijëve por debati degjeneroi deri në përdorimin e armëve. 43 vjeçari agjent e qëlloi Gjokën me armën e shërbimit. sosnews.al

