Policia e Tiranës arrestoi dy persona pasi shisnin mina me telekomandë. Gjatë operacionit të koduar “Explosion” në pranga ranë Jurgen Muho, 24 vjeç, banues në Qesarak Tiranë dheEraldo Kataroshi, 19 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Moskallzimit të krimit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.
Arrestimi i të rinjve u krye në rrugën “Teodor Keko”, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen Polo”, i cili drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho, shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomandë.
Nga puna e mirëfilltë hetimore ka rezultuar se shtetasi Jurgen Muho, bashkëpunonte me shtetasin Eraldo Kataroshi në lidhje me veprimet që kryente. Policia sekuestroi 3 mina të pajisura me aparat të markës celular “Nokia” (me qëllim shpërthimin e tyre ne distancë dhe të pajisura me manjet), mjeti tip “Volkswagen Polo”.

