Një grup i cili merrej me shfrytëzim e prostitucionit u shkatërrua nga policia e Tiranës ndërsa  në pranga ranë 10 persona si dhe  proceduar në gjendje të lirë tre prej tyre.

Policia tha  se aktiviteti kriminal bëhej nëpërmjet detyrës si taksist të shtetasve Ruzhdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi  të cilët transportonin  vajzat, që ushtronin prostitucion, në hotele dhe ambiente  pranë kryqëzimit të “Tregut elektrik”, në pronësi të shtetasit A. Ndoja.

Gjatë arrestimeve të bëra, në disa prej ambienteve është gjetur lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në porcione, të cilat u sekuestruan. Në këtë operacion u sekuestruan gjithashtu 2 automjete, 9 aparate telefonike, 1 dozë kokainë si dhe një shumë prej 10.000 lekësh.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version