Policia e Tiranës arrestoi 5 persona gjatë operacionit “Mjegulla” pasi gjatë kontrollit iu gjetën 90 kg Cannabis Sativa.
Në pranga ranë:
- Klajdi Xhelollari, 29 vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë.
- Hysni Elmazi, 31 vjeç, lindur në Mokricë, banues në Durrës.
- Afrim Shaba, 54 vjeç, lindur në Tiranë, banuese në Tiranë.
- Arian Kërtusha, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durres, i dënuar me parë.
- Pirro Çapi, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë.

Ata u arrestuan gjatë aksionit të policisë në rrugën “Kastriotët” pasi në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa”. Të arrestuarit ua shisnin drogën personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamëz, Paskuqan, Babrru, etj.
Gjat arrestimit policia i sekuestroi 4 automjete,8 telefona celularë si dhe 90 kg drogë e tipit Cannabis Sattiva.//sosnews.al