Një aksident i ka marrë jetën 47-vjeçares në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës ku makina tip “benz” ka përplasur këmbësoren në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Sipas njoftimit të policisë drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.
47-vjeçarja,P.B.,edhe pse është dërguar menjëherë në spital,si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia po punon për për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit.//sosnews.al
