Gjatë përfundimit të operacionit antidrogë të koduar “Tekstili” blutë e kryeqytetit arritën të arrestonin dy të dyshuar si shpërndarës doroge,njëri pres të cilëve rrezulton ushtar profesionist në Komandën e Forcave Tokësore.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”,policia arriti të arrestonte Xhuljano Kasa, 22 vjeç, banues në Tiranë (me funksion ushtar profesionist në Komandën e Forcave Tokësore),si dhe Denis Kanani, 21 vjeç, banues në Tiranë,pasi në tavolinën ku ishin ulur janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë të dyshuar narkotike, të mbuluara me një xhup.
Policia ka vijuar kontrollet në banesat e dy të arrestuarve ku ndër të tjera janë gjetur:
Në banesën e Xhuljano Kasa, poshtë dyshekut të krevatit është gjetur një qese me sasi të konsiderueshme pluhuri të bardhë, (i ndarë në doza) dhe një dokument identifikimi ushtarak, të cilin e paraqiste për t’iu shmangur kontrolleve të policisë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Denis Kanani, është gjetur një pistoletë e tipit “Magnum”, me kalibër 9 mm.
Në cilësinë e provës material policia e Tiranës i sekuestroi:
– 79 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
– 582 lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
– pistoletë e llojit “Magnum”, e kalibrit 9 mm.
– 3 telefona celularë.
– dokument identifikimi ushtarak (i Xhuljano Kasa).sosnews.al
