Arrestohet nga policia e Tiranës një 29-vjeçar pasi kërcënoi me armë një 49-vjeçar.
Fatjon Hasimi, 29 vjeç, banues në Tiranë,u arrestua pasi në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kërcënuar me pistoletë, A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 29-vjeçarit Hasimi,është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një stemë e Policisë së Shtetit dhe një radio marrëse dhe dhënëse.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.sosnews.al