Policia ka arritur të arrestojë pas 1 jave autorin e grabitjes së argjendarisë tek Rruga e Durrësit në Tiranë.
Blutë e komisariatit nr.3 në kryeqytet kanë arritur të indentifikojnë si autor 23-vjeçarin Ardian Voca, banues në Kasalle Kamëz, Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar banesën e 23-vjeçarit Voca në fshatin Kasalle,janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura si 20 unaza, 15 varëse, 11 byzylykë, 4 ora dore, 3 mbajtëse unazash, 7 mbajtëse orësh si dhe një aparat celular.
Argjendaria tek Rruga e Durrësit u grabit më 9 janar dhe është në administrim nga 19-vjeçarja me inicialet K.B.//sosnews.al
