Një 43-vjeçar i dënuar me 9 vite burg nga Gjykata e Tiranës në mungesë u arrestua nga blutë e komisariatit nr.1 të Tiranës në Fshatin Kllojkë.

I shumëkërkuari Gazmend Biraci , 43 vjeç, banues në fshatin ‘’Kllojkë‘’ , Tiranë ka qenë i dënuar për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike si dhe për armëmbajtje pa leje.

Gjatë arrestimit të tij në fshatin Kllojkë,policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, dhe 6 armë zjarri.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version