Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar pasi dhunoi bashkëshorten dhe i mori një shumë lekësh nën kërcënimin e thikës.
I arrestuari nga blutë e komisariatit nr.3 është Vath Uku, 39 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për dhunë në familje.
Sipas policisë 39 vjeçari në rrugën “Dritan Hoxha”, për motive xhelozie, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten, E. Uku 34 vjeçe dhe nën kërcënimin e një thike i ka marrë shumën prej 3000 lekë të reja.sosnews.al
