Në vijim të operacionit “Vjeshtë 2017”, për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Policinë e Tiranës ka sekuestruar disa pasuri të biznesmenit Nikolin Janina.
Pasuritë e sekuestruara janë :
Apartamete të ndodhura në Tiranë gjithesej 4(kater) me një sipërfaqe 450 m2
Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithesej 2(dy) me një sipërfaqe 40 m2
Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithesej 1(një) me një sipërfaqe 65 m2
Tokë e ndodhur në zonën e bregetit Drinmadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2
Në total me një vlerë tregu pasuritë e sekuestruara arrijnë vlerën 4 milon Euro.
Burime të prokurorisë thanë se Janina është person i skeduar për drogë dhe në Spanjë ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacione mbi aktivitetin e biznesmenit. Sonnews.al




