Një person u mor peng të martën në Tiranë për disa orë. T.S 24 vjeç u rrëmbye me një automjet pranë zonës së njohur si “ casa italia ” dhe u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht.

Policia mori informacion në rrugë operative dhe zbuloi autorët. P.M 58 vjeç dhe F.M 26 vjeç, të dy banues në Tiranë u arrestuan nga forcat e komisariatit nr 6 me akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë”.

Burime të sosnws.al bëjnë me dije se ata i kishin dhënë 24 vjeçarit që u mor peng 7 gramë kokainë që ky i fundit i kishte konsumuar por nuk i kishte shlyer paratë, shumën prej 150 000 lekësh.

Përveç parave borxh autorët e pengmarrjes i kishin vëndosur edhe gjobë për kamat vonesën e parave të drogës.

Në momentin e arrestimit autorët janë munduar të fshehin ngjarjen duke krijuar situatën sikur i rrëmbyeri ishte mik i tyre dhe i ftuar për darkë në banesën e njerit prej autoreve. Kjo situatë qesharake u ka kujtuar edhe vetë forcave të policsë komedinë “ borxhliu ” me aktorin e famshëm të humorit Sejfulla Myftari ( Çekja ).

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version