Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona pasi kishin shpikur një metodë të re për vjedhjen e karburantit të makinave.Në pranga ranë :
– Fatos Hasa, 27 vjeç, banues në fshatin Thumanë, Krujë,
– Roland Puleci, 26 vjeç, banues në Fushë – Krujë,
– Sul Lami, 28 vjeç, banues në fshatin në Fushë – Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Mullet nga policia duke vjedhur karburant në mjetin tip “Eksavator”, në pronësi të një firme ndërtimi.
Në cilësinë e provës materiale,policia sekuestroi:
– Automjetin tip “Mercedez Benz”, në pronësi të shtetasit Sul Lami.
– Automjeti tip “Fiat Punto “, në pronësi të shtetasit Fatos Hasa
– Një pompë elektrike së bashku me zorrën ( e cila shërbente për vjedhjen e naftës nga serbatori i mjeteve)
– 8 bidona ( 30 L në bagazhin e automjetit të sekuestruar)
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të arrestuarve, janë gjendur dhe sekuestruar :
– 120 litra naftë e futur në 4 bidona.sosnews.al


