Policaia Rrugore e Tiranës ka ushtuar kontrolle në të gjithë territorin e qytetit, në orare të ndryshme dhe sipas hartës së evidentuar më herët si zona problematike përsa i përket transportit publik.
Janë kontrolluar automjetet që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte, autobuzë, taksi si dhe autovetura të tjera që dyshohet se ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, pa licencë, duke mos u stacionuar në terminalet e përcaktuara nga Enti Pronar dhe në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e certifikatave të transportit rrugor.
Rreth 90 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për informalitet në fushën e transportit dhe ndëshkuar 25 drejtues automjetesh që transportojnë fëmijë pa vendosur rripin e sigurimit, dhe për mangësi të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor.sosnews.al