Finalizimi i operacionit “Chat line 5” ka çuar në arrestimin e 3 personave të cilët ushtronin aktivitetin e prostitucionit në kryeqytet.

Në pranga ra 30 vjeçarja me inicialet B.C. banuese në Tiranë, administratore e  një studioje  “Chat Line”.Penalisht policia po ndjek edhe A.K., 27 vjeçe, banuese në Tiranë si dhe një 40 vjeçare të akuzuar për ushtrim prostitucioni.

Sipas policisë 30 vjeçarja B.S. prej kohesh shfrytëzonte vajzat e mësipërme për prostitucion virtual nëpërmjet internetit,  aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Reshit Petrela”.

Gjatë kontrollit në apartament policia i gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 kompjuterë dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version